EtnoFest është duke vazhduar në fshatin Kukaj, dhe sonte është mbrëmja përbyllëse e edicionit të 16-të të këtij festivali.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh” i frymëzuar nga libri i Enver Dugollit dhe me regji të Yll Berishës është prezantuar në mbrëmjen e së dilës, shfaqje që është përcjellë nga afër edhe nga kryeministri në detyrë Albin Kurti e ministrja e kulturës e turizimit Saranda Bogujevci. 

“Mbrëmë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, në EtnoFest ndoqëm shfaqjen “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, të frymëzuar nga libri i Enver Dugollit dhe me regji të Yll Berishës.

Përmes teatrit dokumentar dhe dëshmive të të burgosurve politikë shqiptarë, shfaqja rikthen në skenë një nga kapitujt më të errët të historisë sonë, në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës.

Janë rrëfime që nuk i përkasin vetëm së kaluarës. Ato janë dëshmi të njerëzve që e përjetuan dhunën në burgje dhe që, edhe në rrethanat më të rënda, ruajtën dinjitetin.

Lexo po ashtu:  Dua Lipa, koncert 24 orë

Është e rëndësishme që këto histori të vazhdojnë të tregohen. Edhe përmes teatrit, kujtesa mbetet gjallë”, ka shkruar Bogujevci.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com