23 të dyshuar për manipulim të votave në Prizren, paraburgim një mujor
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar paraburgim një mujor për 23 persona të dyshuar për manipulim votash, kanosje, dhe ryshfet. Mes tyre, disa dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit, ndërsa një vëzhgues akuzohet për kanosje dhe dhënie ryshfeti.
Paraburgimi mund të zgjasë deri më 23 shkurt 2026. Vërtetësia e akuzave do të shqyrtohet në procedurat e mëtejshme.
