Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Vetëm dje pati tetë viktima nga kjo sëmundje.
Edhe pavarësisht kësaj gjendjeje dhe numrit të shtuar të të infektuarve, Qeveria e Kosovës dje nuk e pa të arsyeshme të miratonte projektligjin anti-COVID-19, përmes të cilit do të mundë të menaxhohej situata me koronavirus.

Për këtë ka reaguar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur veprim të turpshëm nga Qeveria dhe nga partitë e koalicionit, transmeton “Zeri.info”.
“8 persona kanë vdekur vetëm dje nga COVID-19. Akoma Qeveria dhe shumica e partive të koalicionit po e bllokojnë kalimin e ligjit COVID-19, gjë që do të mundësonte zbatimin e duhur dhe të ligjshëm të masave anti-COVID. E turpshme”, ka shkruar ajo.
Ky projektligj është propozuar nga kryeparlamentarja Osmani.
