Veprimtarët shqiptarë, krahas mësimit të gjuhës shqipe, i kushtuan një rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës së vendit ku kishin mërguar. Kështu, në nëntorin e vitit 1907, emigrantët shqiptarë mbështetën financiarisht hapjen e shkollave të natës.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareKristi Dako ishte ndër patriotët dhe veprimtarët më aktivë të lëvizjes kombëtare në SHBA. Ai shfrytëzoi të gjitha mundësitë dhe njohjet me drejtuesit amerikanë për ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar rreth çështjes shqiptare. Në vitin 1908 çeli për komunitetin shqiptar një shkollë në Nejtik, ku bashkëatdhetarët e tij patën mundësinë tē mësonin krahas shqipes, edhe anglishten. Të rinjtë shqiptarë e mbështetën nismën e Dakos, si një mundësi të mirë edukimi dhe integrimi në shoqërinë amerikane, pa u frikësuar nga “amerikanizimi”./Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/
