“Ai ishte shumë trim, shumë i vendosur. Nuk përtonte të vdiste për atdheun e vet”.
Adem Demaçi për Jusuf Gërvallën

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Jusuf Gërvalla ishte duke organizuar bashkimin e të gjithë organizatave politike shqiptare që vepronin në ilegalitet për çështjen e Kosovës.

Bashkim ky që do të transformonte thellësisht intensitetin e Lëvizjes dhe çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi.

Për ta ndaluar Jusuf Gërvalla u vra në atentat, pa i mbushur ende 37 vjeç.

Atentati ndodhi në Gjermani. Si sot 44 vjet më parë.
Në Untergruppenbach, Baden-Würtemberg, shërbimi sekret jugosllav (SDB), e vrau atë dhe vëllain Bardhosh Gërvalla dhe bashkëveprimtarin Kadri Zeka.

Lëvizja vazhdoi. Ata/ato u shtuan çdo vit e më shumë.

Jo më vonë se 15 vjet nga atentati doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Lëvizjet jo vetëm që u bashkuan por edhe luftuan, falë rrugës që hapën njerëz të mëdhenj si Jusuf Gërvalla.

Lexo po ashtu:  “Kur një qeveri është e varur nga bankierët për para, janë bankierët, dhe jo liderët e qeverisë, ata që e kontrollojnë situatën. Paraja nuk ka atdhe; financierët s’kanë patriotizëm dhe s’kanë njerëzi. Qëllimi i vetëm i tyre është fitimi.”

“Populli është i pagabueshëm, unë, ti, ai tjetri edhe mund të gabojmë, kurse populli që po tregohet kaq i durueshëm për realizimin e kërkesës që Kosovës t’i njihet statusi i Republikës, pa kurrëfarë dyshimi se do të dijë se deri ku shtrihen kufijtë e durimit për fitimin e statusit të Republikës”.

Jusuf Gërvalla

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com