Në Prekaz, Adem Jashari, 28 vjet më parë, nuk pyeti për “kuorum”, as për “vota” e as për “nënshkrime”. Ai e kishte vetëm një votë dhe një nënshkrim; votën dhe nënshkrimin e gjakut. Dhe atë “votë” e “nënshkrim” e dha pa kushte, duke i bërë ballë rrethimit serb me 59 anëtarë të familjes, që ne sot të kemi luksin e lirisë e të Pavarësisë.

Po sot, cka po ndodhë sot, të dashur lexues?

Sot në Prishtinë, “politikanët” tanë rrethojnë institucionet me egoizëm e fodullok; Nuk merren vesh për një emër, nuk pajtohen për një post, nuk bëhen bashkë as për të kryer detyrën më elementare kushtetuese. Klasa politike në Prishtinë ka frikë nga vota dhe nënshkrimi më shumë se Ademi nga plumbat dhe topat e Serbisë.

A nuk është e trishtueshme kjo: Adem Jashari dha jetën që ne të kishim shtet të pavarur nga Serbia, këta sot po e bllokojnë shtetin e Heroit që të kenë pushtet, luks, ego e salltanet.

Konsekuent deri në fund; Si ka mundësi që Adem Jasharit nuk i dridhej syri e as dora për t’u shkrirë, familjarisht, për kombin shqiptar, ndërsa juve sot ju dridhet dora ta votoni, e të nënshkruani, për një President shqiptar për hir të kombit shqiptar?

Lexo po ashtu:  Kurti më afër qëndrimit gjerman për rajonin. Asnjë referim i ShBA, model merret BE-ja

“- Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-” (Esat Mekuli)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com