Censi i Kosovës ka evidentuar se në shtetin fqinj banojnë 1 602 515 qytetarë. Agjencia e Statistikave ka publikuar rezultatet dhe në shifrën e sipërcituar përfshihen edhe komunat serbe, ndonëse ato bojkotuan pjesëmarrjen në regjistrim. Shifra e banorëve të regjistruar faktikisht është 1 586 659, ndërkohë që në vitin 2011 ka qenë 1 739 825.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mosha ka pësuar këto ndryshime:
Grupmosha 0-14 vjeç ka pësuar ulje prej 6.07%, grupmosha 15-64 vjeç ka shënuar rritje prej 1.83%, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç ka shënuar rritje prej 4.26%. Sipas rezultateve në vitit 2011 mosha mesatare ishte 29.97 vjet, kurse tani mosha mesatare e popullsisë është 34.84.
