Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Është hapur zyrtarisht televotimi për Finalen e Madhe të Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet sonte në arenën Wiener Stadthalle.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shqipëria është përfaqësuar nga artisti Alis Kallaçi me këngën “Nân”, i cili ka performuar i pesti në skenën e natës finale, duke marrë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të festivalit.

Televotimi mbetet i hapur gjatë performancave LIVE dhe mbyllet 40 minuta pas këngës së fundit. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë, ndërsa të drejtë vote kanë vendet pjesëmarrëse, diaspora dhe shikuesit në mbarë botën.

Për të votuar, publiku nga diaspora mund të dërgojë SMS me kodin 05 në shtetin ku ndodhet (Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Greqi, Belgjikë etj.), ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe pjesa tjetër e botës mund të votohet online përmes faqes zyrtare www.esc.vote.

Lexo po ashtu:  Huawei vazhdon të jetë pjesë e listës së zezë pavarësisht premtimit të Trump

Votimi konsiderohet vendimtar për rezultatin final të këtij edicioni të Eurovisionit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com