Kohëzgjatja e leximit: 5 minuta

Arlinda jonë u vra. Pse gazetaria vuri në bankën e të akuzuarve edhe familjen shqiptare?

Gëzim Mekuli
/Magjistër i shkencave të medias dhe retorikës, univirsiteti Oslo, Mainz/

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kur krimi individual shndërrohet në gjykim kolektiv ndaj burrit, kuantit, familjes dhe kulturës, kur gazetaria e braktis kritikën dhe i hap rrugë paragjykimit, kur gazetaria ngatërron individin me një popull të tërë dhe faktin me paragjykimin, atëherë kjo gazetari nuk po e kërkon të vërtetën; Por po prodhon një krizë të re.

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt duhej të ishte arsye për një gazetari më serioze, më etike e profesionale: të hetonte dorasin e dyshuar, të zbardhte rrethanat, të kërkonte përgjegjësi institucionale dhe të pyeste, e të pyeste pa nadalë; çfarë mund të bëhet më shumë për të parandaluar tragjedi të tjera; Por gazetaria shqipe zgjodhi rrugën tjetër: nga rasti konkret i krimit makabër kaloj te gjykimi kolektiv i “burrit shqiptar”, “i kunatit shqiptar”, “i familjes shqiptare” dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe fajësimin dhe gjykimin e “kulturës shqiptare” si “primitive”, “mesjetare” dhe “kafshërore”.
Shtrohet pyetja: A qëndron shkencëtarisht kjo akuzë ? A ka dëshmi për një aktakuzë të tillë kolektive ndaj shqiptares në përgjithësi?

Të jem i qartë, (sepse atje, në Prishtinë e në Tiranë, e në këtë fushë gazetareske, ka shumë kokëderra dhe profitera politik e mediatik, të cilët turrën dhe, provojnë të shtrembërrojnë mendimin dhe kritikën); Nuk po them se familja shqiptare duhet të jetë mbi kritikën, e as, ruana Zot, se dhuna ndaj grave duhet relativizuar; Përkundrazi, dhuna duhet emërtuar, hetuar, shëruar, parandaluar, kritkuar dhe ndëshkuar sipas ligjeve në fuqi. Por çfarë vlere ka lufta kundër dhunës ndaj grave, nëse për ta bërë këtë punë njerëzia çohen dhe e shpallin publikisht “BURRIN” si të rrezikshëm, vrasës, dhunues e kategori të dyshimtë dhe familjen shqiptare e paraqesim si institucion të kriminalizuar?

Lexo po ashtu:  Me ceremoni shtetërore, Albin Kurti merr detyrën e kryeministrit

Të nderuar lexues
Vrasësi mban përgjegjësi për veprimet e veta; Jo çdo BURRË, jo çdo KUNAT dhe jo çdo FAMILJE shqiptare, apo jo?
Edhe në Norvegji ndodhin vrasje makabre të grave, fatkeqësisht; Megjithatë, përgjegjësia për një krim nuk i ngarkohet automatikisht “burrave norvegjezë”, “kombit norvegjez”, “një gjinie” apo “familjes norvegjeze”. Prandaj, mendoj se, edhe te ne, shqiptarët, gazetaria duhet të mundohet ta bëjë të njëjtën gjë: të ndjekë faktet, jo emocionet, jo paragjykimet, jo klikimet, jo reklamat e as shikueshmëritë televizive.

Sepse të luftosh dhunën ndaj grave duke i paraqitur burrat e kunetërit si vrasës potencial e të dyshimtë, dhe familjen shqiptare si problem kulturor, kjo nuk është gazetari e shëndoshë e as profesionale; Është paragjykim dhe helmim i opinionit publik. Kush po mendon për fëmijët tanë?

Rregullat etike të gazetarisë, kërkojnë kujdes ndaj njerëzve në gjendje shoku e pikëllimi, shmangie të paragjykimit të fajësisë dhe respekt për identitetin e kombësinë; Kodi i etikës kërkon që gjinia të mos theksohet kur kjo bëhet në mënyrë denigruese e përgjithësuese. Standardi etik gazetaresk është i qartë: analizohet krimi, autori, rrethanat psikosociale të vrasësit dhe përgjegjësia e institucioneve shëndetësore, arsimore, edukative, sociale, pedagogjike; e jo si në rastin tonë të shpallet fajtor krejt familja e krejt kombi shqiptar.

Lexo po ashtu:  Nuk ndalen nga COVID-19 - Miliona amerikanë planifikojnë udhëtime për festa

Të nderuar lexues,
Ja po ju sjell disa statistika suedeze që dëshmojnë se dhuna ndaj grave është problem real në shoqëritë evropiane. Sipas “Këshillit kombëtar suedez për parandalimin e krimit,” gjatë vitit 2025 u konfirmuan 84 raste të dhunës vdekjeprurëse; në 13 raste viktima ishte vrarë nga një person me të cilin kishte marrëdhënie intime. Këto shifra nxisin hetime dhe politika parandaluese, jo shpalljen e burrit, kunatit dhe familjes suedeze si institucion kriminal.

Poashtu edhe në Gjermani, raportet zyrtare dokumentojnë vrasje të grave nga partnerët dhe familjarët; edhe këtu debati serioz përqendrohet te dhuna, rreziqet e identifikuara dhe dështimet e mundshme të mbrojtjes; jo te faji kolektiv i çdo burri gjerman; Burri gjerman si institucion nuk kriminalizohet e nuk dehumanizohet.

Pse, atëherë, në rastin tragjik, e mesjetar, të vrasjes së Arlindës nga kunati i saj, gazetaria shqiptare e zëvendëson hetimin me përgjithësime kriminalale për burrin, kunatin dhe familjen shqiptare?

Të nderuar lexues,
E them përsëri, gazetaria nuk duhet të jetë avokate e familjes si institucion, por as prokurore/akuzuese e kulturës shqiptare në përgjithësi. Gazetaria shqipe duhet të dallojë individin nga kolektiviteti, faktin nga emocioni dhe analizën nga paragjykimi.

Lexo po ashtu:  “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë 26 shtëpi në komunën e Podujevës

Rasti i vrasjes së Arlindës dëshmoj (përsëri) se institucionet tona nuk e kanë kryer punën e tyre. Këtu, sipas meje, tërë institucionet e Komunës së Pejës komplet, duhet të japin përgjegjësi juridike, penale, ekonomike e morale: Sepse Arlinda jonë meritonte drejtësi, ndihmë, mbështetje, mbrojtje e jo poshtërim e tallje me gazepin dhe dhunën që ajo e përjetonte nga burri dhe kunati i saj.

Nëse gazetaria shqiptare nuk di ta dallojë individin nga e përgjithshmja, të dyshuarin nga i dënuari, faktin nga emocioni dhe krimin nga sëmundja, atëherë problemi nuk është vetëm te mungesa e etikës, edukatës dhe e arsimimit të mirë; Është edhe mungesë e empatisë dhe e njerëzillëkut.

Po, Arlinda jonë u varros dje; Por bashkë me Arlindën tonë u varros edhe etika e gazetarisë sonë; u varros edhe arsimimi ynë. / ©MekuliPress.com

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com