Është spekuluar prej kohësh që telefoni flagship i Samsung do të ketë ekran me 120Hz. Për fillestar frekuenca e rifreskimit është se sa herë telefoni përditëson imazhet çdo sekondë që shfaqen në ekran.

Arsyeja pse Samsung Galaxy S11 do të ketë një bateri monstër

Një tjetër ditë një tjetër detaj i Samsung Galaxy S11 ka dalë në dritë. Tashmë dimë shumë rreth flagshipit të ardhshëm të Samsung i cili do të zbulohet në Shkurt të 2020.

Besojmë se Galaxy S11 do të vijë me kamër 108-megapiksel dhe një kamër selfie nën ekran. Megjithatë një tjetër pjesëz e gjëegjëzës së S11 është publikuar në internet.

Është një foto e baterisë masive të Galaxy S11 mbi të cilën shkruhet kapaciteti 5,000 mAh, një arritje e madhe për kompaninë nëse e krahasojmë me Galaxy S10 apo edhe S10 Plus që ka bateri prej 4,100 mAh.

Por pse një bateri e tillë?

Është spekuluar prej kohësh që telefoni flagship i Samsung do të ketë ekran me 120Hz. Për fillestar frekuenca e rifreskimit është se sa herë telefoni përditëson imazhet çdo sekondë që shfaqen në ekran.

Sa më i lartë numri, aq më shpesh përditësohen imazhet duke krijuar animacione të ëmbla. 120Hz është shumë më tepër sesa ofrojnë shumica e telefonëve sot.

Por nga ana tjetër ky ekran kërkon më tepër energji dhe vetëm një bateri prej 5,000 mAh mund ta përballojë një kërkesë të tillë pa kompromentuar jetëgjatësinë e baterisë. Një gjë është e qartë, Samsung gjithnjë është krenuar me ekranet e cilësisë së lartë dhe me Galaxy S11 dëshiron të tregojë se nuk njeh rival në këtë aspekt.