Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë parë të martën mbrëma në stadiumin “Maracana” për ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Danilo Iliq, Danijel Xhukiq, Marjan Radojeviq, Stefan Radojkoviq, Stefan Jovanoviq që janë në listën e 44 të akuzuarve nga Kosova për sulmin në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, ishin pjesë e koreve që vazhdimisht u kënduan kundër Kosovës në ndeshjen në të cilën Serbia e pësoi humbjen e thellë prej 4 me 0 nga “Tre Luanët”.
Një llogari në rrjetin social “X” ka publikuar fotografitë e kriminelëve të dyshuar për rastin e Banjskës.

Llogaria “Usrana Motka” shkruan se grupi i Radoiçiqit erdhi me urdhrin e Zhvallegës dhe se ishin të gatshëm të terrorizonin të pranishmit në stadiumin e Beogradit.
Kjo llogari shkruan se disa prej grupit kanë ardhur nga Zveçani dhe Mitrovica e veriut.

Gjatë ndeshjes pati edhe një përleshje, në të cilën dyshohet se janë të përfshirë grupi i Radoiçiqit.
45 të akuzuarit për Banjskën ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërarja e parave”.
