Lëvizja Vetëvendosje përmes plotësim-ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje ka kërkuar që diaspora kosovare të ketë qasje që të votojë në zgjedhje edhe nga ambasadat dhe konsullatat e vendit në shtetet e ndryshme.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Iniciuesi i projektligjit, Artan Abrashi tha se me miratimin e tij, diaspora e Kosovës ka ndikim më të drejtpërdrejtë në jetën politike dhe institucionale në vend.
Ai tha se përmes kësaj ruhet edhe mundësia e votimit me postë, por vetëm plotësohet votimi në ambasada dhe konsulta

“Bashkatdhetarët duhet të kenë mundësinë të votojnë në ambasada dhe konsullata. Ashtu si qytetarët e vendeve demokratike në Evropë. Të nderuar deputetë, ky projektligj i iniciuar nga deputetët e LVV-së ka për qëllim që t’i njohë dhe mundësojë mërgatës në pjesën aktive dhe institucionale në Kosovë me mundësinë që të votojnë sa më afër tyre”, tha ai.
