Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se personave nën 16-vjeç do t’u ndalohet qasja në të gjitha aplikacionet kryesore të rrjeteve sociale.”Qeveria gjithmonë ka të bëjë me zgjedhjet dhe për mua është e qartë se një ndalim i plotë është zgjedhja e duhur”, tha Starmer.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareAi shtoi se rrjetet sociale po i bëjnë fëmijët të pakënaqur dhe po krijojnë hapësirë për ngacmim dhe abuzim, ndërsa dëmtojnë gjithashtu shëndetin e tyre mendor.
Starmer potencoi përmbajtjen e rrezikshme ndaj së cilës fëmijët po ekspozohen.

“Nuk jam i përgatitur të bëj kompromis për sigurinë dhe lumturinë e fëmijëve tanë dhe kjo është arsyeja pse ky ndalim duhet të ndodhë dhe kjo është arsyeja pse ky ndalim do të ndodhë”, nënvizoi kryeministri.
Sipas tij, produktet që nuk mbulohen nga ndalimi i përgjithshëm, siç janë platformat e lojërave, do të duhet t’i parandalojnë fëmijët të komunikojnë me të huajt.
