Është e rëndësishme të kuptojmë se sjelljet që ne i quajmë të paditura nuk janë të kufizuara vetëm tek ata që perceptohen si me “nivel të ulët inteligjence.” Ato shfaqen shpesh edhe ndër individë në pozicione të larta në politikë, art dhe shkencë. Shpeshherë, këta persona gabojnë kur mendojnë se aftësitë e tyre në një fushë të vetme i bëjnë ekspertë edhe në fusha të tjera.

Kur Sokrati kërkonte njerëz të mençur në Athinë – posaçërisht dikë që do të ishte më i zgjuar se ai – ai bëri një zbulim interesant. “Ata me reputacion më të madh, më dukeshin shpesh të cekët,” tha ai, “ndërsa ata që i konsideronin të ‘inferiorë’ shpesh më shfaqeshin më të plotë.”

Në kërkimin e tij për njerëzit më të mençur të Athinës, Sokrati takoi politikanë, poetë dhe zejtarë. Ai vërejti se politikanët ishin ekspertë në çështje publike, por jo domosdoshmërisht të urtë në jetën e përditshme. Poetët, ndonëse me dhunti të veçantë për shprehjen, shpesh thoshin gjëra të bukura pa e kuptuar gjithmonë thellësinë e tyre. Sokrati vinte re se shpesh, poezia u jepte poetëve besimin e rremë se ishin të urtë në çdo gjë tjetër.

Lexo po ashtu:  "Babi ju manë. Qikat e vogla t'mia" – Dy drerë të vegjël shpëtohen në Deçan

Edhe zejtarët, mjeshtra në profesionet e tyre, kishin të njëjtën tendencë për të menduar se zotësia në fushën e tyre i bënte të ditur edhe për tema të tjera. Ky vetëbesim i tepruar, vërente Sokrati, shpesh ua zbehte urtësinë që posedonin vërtet.

Psikologu gjerman Andreas Maercker përkufizon mendësinë e ngurtë dhe dogmatike si tipare të budallallëkut – një mënyrë të menduari që shpesh çon në frustrim dhe hidhërim. Në përditshmëri, të tillë njerëz shfaqen si “ekspertë” mbi çdo temë, pavarësisht mungesës së thellësisë së nevojshme.

Sipas përkufizimit të Maercker-it, sjellja e tillë është e kundërta e mençurisë. Prandaj, është e rëndësishme të pranojmë që sjelljet e paditura nuk janë karakteristikë e nivelit të inteligjencës, por shfaqen kudo, përfshirë edhe mes individëve me pozita të larta në shoqëri. Ata që besojnë se inteligjenca në një fushë i bën të aftë në çdo fushë tjetër shpesh bëjnë një gabim thelbësor.

(Përmbledhje bazuar në një artikull të The New York Times – MekuliPress)