Hakan Calhanoglu është shumë i kënaqur me trajnerin e tij, Stefano Pioli.

Milan është ringjallur pas pauzës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, duke marrë disa fitore radhazi tashmë në Serie A.

Forma e lartë sigurisht vjen edhe si pasojë e punës së trajnerit, dhe këtë e di edhe Hakan Calhanoglu, i cili thotë se Milan janë me fat që kanë Piolin.

“Jam i lumtur. Ne kemi luajtur shumë ndeshje me këtë sistem dhe këtë pozitë, kështu dua të luajë”, ka thënë Calhanoglu, transmeton lajmi.net.

“Pioli më lejon të luajë në mënyrën si dua. Ne jemi me fat që kemi një trajner si ai për të punuar me ne”, ka thënë mes tjerash turku.

Milan është pretendente kryesore për një vend në Ligën e Evropës, vend për të cilin garon me Romën e Napolin.