Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin seriozisht ato.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareDeklarata e Daçiqit vjen pasi grupe serbësh në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u mblodhën të hënën për të kundërshtuar edhe një herë kryetarët e rinj të këtyre komunave në veri të Kosovës – që të gjithë shqiptarë – të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.
“Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin rajonal për momentin”, tha cetniku Daçiq.

Kujtojmë, se situata në veri është tensionuar që nga e premtja e kaluar ku e filluan punën kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore.
