Rexhep Qosja, një nga figurat më të njohura të albanologjisë dhe publicistikës në Kosovës kishte shkruar një shkrim shumë të fuqishëm mbi figurën e Adem Demaçit.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Në shkrimin e tij (që ishte mbajtur në vitin 2018 me rastin e 80 vjetorit të lindjes), akademik Qosja argumenton mbi mungesën e nderimit shtetëror ndaj personalitetit të Demaçit.

“Mund të thuhet kështu sepse Adem Demaçi është autoritet i madh, i pakrahasuar me askënd tjetër në Kosovë para tij dhe pas tij: autoritet politik, kulturor e moral. Dhe, ky autoritet me kohë është bërë autoritet gjithëkombëtar dhe është bërë autoritet i tillë sepse është ndërtuar mbi përkushtimet e tij jo ndaj një, por ndaj disa veprimtarive kombëtare: ndaj krijimtarisë letrare, ndaj publicistikës, ndaj veprimtarisë politike.” – shkruante Qosja.

Hapësirë e sponsorizuar

Qosja poashtu argumenton se si gjatë viteve 90-ta, kishte përpjekje të gjithfarshme, përfshirë propagandë gojore të palejueshme, nga ana e atyre “që po bënin të ashtuquajturën politikë paqësore” për të zhvleftësuar autoritetin e Demaçit.

Lexo po ashtu:  Zbulohet shpella më e gjatë në botë (Foto)

“Më vonë, në kohën e veprimtarisë së një vargu partish shqiptare në Kosovë prej fillimit të vitit 1990 e deri në vitin e çlirimit të Kosovës prej pushtimit të Serbisë, udhëheqjet partiake të këtyre partive, që po bënin të ashtuquajturën politikë paqësore, do t’i përgjigjen me drojë të madhe prej autoritetit të Adem Demaçit dhe me përpjekje të gjithfarshme me shkrime në gazetat e kontrolluara prej tyre dhe me propagandë gojore të palejueshme me çka synohej zhvlerësimi i autoritetit dhe i meritave të tij! Po të lexohen sot gjithë ato që në gazeta janë shkruar kundër tij do të mund të bindemi se sa e paskrupuj ishte droja prej mundësisë që Adem Demaçi të ngrihej në rolin që në sytë e popullit në të vërtetë ishte: në rolin e prijësit të Lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!” – shkruan Qosja.

Akademiku Qosja e krahason jetën pas burgut të Demaçit me atë të Nelson Mandelës, luftëtar kundër apartheidit në Afrikën e Jugut, duke e vënë në spikamë që për dallim nga Mandela i nderuar me gjithfarë titujsh respekti, Demaçi nuk ishte nderuar njësoj.

Lexo po ashtu:  Kuvendi i Kosovës votoj për Vjosa Osmanin Presidente të Kosovës - Përfundoj epoka e sunduesve zhvatës, mashtrues, arrogantë, hajna... - Urime Kosovë! Urime shqiptarë! Urime qytetarë të Kosovës

Madje, për këtë temë, Qosja e kritikonte edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“As gjashtëmbëdhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, anëtarë të së cilës janë bërë edhe vetje pa rëndësi as politike, as shkencore, as artistike për Kosovën, nuk e nderoi veten e saj duke e pranuar Adem Demaçin!

As gjatë gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Kosovës së çliruar Adem Demaçin nuk e bënë as deputet të përhershëm siç janë bërë në botë disa autoritete të mëdha kombëtare, nuk e bënë as deputet katërvjeçar, as kryetar të Kuvendit të Kosovës, as kryeministër e as kryetar të Kosovës! U bënë deputetë, kryetarë të Kuvendit, kryeministra, kryetarë të Kosovës vetje, që s’i kanë dhuruar asnjë pikë djersë lirisë së Kosovës, që s’i kanë kushtuar asnjë orë e asnjë fjali pavarësisë së Kosovës, por s’u bë Adem Demaçi!” – shkruan tutje z. Qosja.

“Por jo vetëm kaq. Sjelljet e këtilla përjashtuese ndaj Adem Demaçit ta themi kryetar i Kosovës i nxiti shumë më tepër droja prej etikës së tij politike me të cilën ai do të parandalonte privilegjet, korrupsionin, zhvatjet, lukset, pasurimin e lehtë, të shpejtë, të kundërligjshëm, e të këqijat e tjera në institucionet shtetërore, duke e bërë përgjegjshmërinë jo vetëm kulturë por edhe ligj të pashmangshëm në politikën shqiptare.” – argumentonte Qosja.

Lexo po ashtu:  Zbulohen dokumentet tronditëse për Ivica Daçiqin, kishte marrë pjesë në planifikimet e luftës në Kosovë
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com