Mungesa e vitaminës D është tejet e shprehur në mesin e të rinjve në Britani të Madhe. Ajo është e domosdoshme për të pasur një shëndet të mirë dhe ka efekte në disa sisteme nëpër trup.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareSimptomat e mungesës së kësaj vitamine është vështirë që të vërehen, por njëra prej tyre sipas një studimit të fundit është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, shkruan Express.co.uk
Vitamina D funksionin sikur një hormon dhe secila qelizë e trupit e ka një receptor për të. Trupi e prodhon vitaminën D nga kolesteroli kur lëkura ekspozohet në diell.

Njerëzit që jetojnë afër ekuatorit u ekspozohen më shumë rrezeve të diellit dhe kanë më pak gjasa për të vuajtur nga mungesa e vitaminës D.
Për njerëzit që nuk dalin gjithaq në diell rreziku që të kenë mungesë të saj është më i madh.
