Skandal me fletëvotimet me postë: Diaspora pa të drejtë vote?

Fletëvotimet nuk kanë arritur në Norvegji, Suedi, Danimarkë, Gjermani, Itali dhe shtete të tjera europiane

Nga MekuliPress

Qindra qytetarë të Kosovës që jetojnë në shtete të Europës raportojnë se fletëvotimet me postë nuk u kanë arritur, pavarësisht se afati i votimit për balotazh është drejt përfundimit. Disa prej tyre thonë se kanë humbur të drejtën kushtetuese për të votuar.

Në një reagim zyrtar dërguar kryetarit të KQZ-së, z. Radoniqi, një qytetar nga Oslo shkruan:

“Zarfet me fletëvotime për votim me postë nuk kanë arritur ende këtu në Norvegji. Prandaj na është pamundësuar të votojmë në rundin e dytë në balotazh. Kjo paraqet shkelje të të drejtës së votimit. Kërkoj që afati i dorëzimit të fletëvotimeve përmes postës të shtyhet. Në të kundërtën jemi të detyruar ta padisim KQZ-në për shkelje të të drejtave të njeriut.”

Situata është e njëjtë edhe në shtetet e tjera nordike e në shumë shtete të Europës. Qytetarët raportojnë vonesa të pashpjegueshme dhe mungesë të informacionit nga institucionet.

Lexo po ashtu:  Ankohet Rusia/ Aeroplani i Lavrovit nuk mund të fluturoi në Serbi, i mbyllet hapsira ajrore...

Pyetjet që lindin vetë:

Si ka qenë e mundur që një proces kaq i rëndësishëm të menaxhohet me neglizhencë?

Kush mban përgjegjësi kur diaspora mbetet faktikisht e përjashtuar nga zgjedhjet?

A është normale që fletëvotimet të nisen kaq vonë, duke i ditur afatet postare ndërkombëtare?

Diaspora kontribuon financiarisht dhe ekonomikisht për Kosovën, a është kjo mënyra se si trajtohet e drejta e tyre demokratike?

KQZ duhet të japë shpjegime urgjentisht dhe të shqyrtojë shtyrjen e afatit të pranimit të fletëvotimeve me postë, për të mos cenuar të drejtën kushtetuese të mijëra qytetarëve.

Ky nuk është thjesht problem logjistik. Ky është alarm demokratik. Diaspora kërkon llogari. Kjo është vepër penale: Përgadituni për pasojat.

#Mekulipress#DiasporaVoton#MosNaPërjashtoni#KQZMbajPërgjegjësi

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com