Kohëzgjatja e leximit: 6 minuta

Disa fjale per Deklaraten qe pritet te trajtohet se shpejti ne Kuvend.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Besnik R. Berisha

E lexova me kujdes draftin e Deklarates qe pritet te trajtohet se shpejti ne Kuvendin e Republikes se Kosoves dhe, pikerisht per shkak te peshes se kesaj ceshtjeje, besoj se ia vlen te thuhet dicka para se emocioni i kuptueshem i ketyre diteve ta beje me te veshtire dallimin ndermjet asaj qe deshirojme te themi dhe asaj qe, si shtet, duhet ta themi.

Nuk kam asnje dileme se Kosova ka te drejte, madje edhe detyrim, ta mbroje te verteten e saj historike. Lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves nuk lindi ne vakum dhe as si zgjedhje e nje populli qe kishte perpara alternativa normale politike. Ajo erdhi pas viteve te represionit, perjashtimit, dhunes dhe mohimit te te drejtave themelore, ne nje kohe kur per shume njerez te ketij vendi liria kishte pushuar se qeni vetem aspirate politike dhe ishte bere ceshtje ekzistence.

Kete histori e kemi jetuar. Per te nuk kemi nevoje as per leje, as per certifikim nga askush.

Pikerisht pse ajo histori eshte kaq e rendesishme, kemi edhe detyrimin ta mbrojme me saktesine dhe seriozitetin qe meriton, pa i dhene askujt mundesine qe nje formulim i yni, sado i mirepritur sot, te perdoret neser kunder asaj qe synojme te mbrojme.

Pergjegjesia penale eshte dhe duhet te mbetet individuale. Ajo nuk mund te shnderrohet ne pergjegjesi te UCK-se si teresi, te luftes sone per liri apo te popullit te Kosoves. Aktgjykimi i 16 shtatorit i shpalli kater te akuzuarit fajtore per disa krime lufte, ndersa ceshtja ende ka perpara hapesiren qe rendi juridik ua njeh mjeteve juridike.

Lexo po ashtu:  1937/ Vaso Cubrilovic:The Expulsion of the Albanians - Memorandum

Pikerisht per kete arsye besoj se Kuvendi duhet te flase.

Por kur flet Kuvendi, fjala nuk mbetet me vetem qendrim politik i dites. Ajo merr peshen e institucionit me te larte perfaqesues te Republikes dhe duhet, rrjedhimisht, te jete po aq e drejte ne qellim sa eshte e sakte ne ligj dhe e mencur ne pasojat qe mund te prodhoje.

Drafti ka pjese me te cilat eshte e lehte te pajtohesh, sidomos aty ku mbron te verteten historike, kerkon perdorimin deri ne fund te mjeteve juridike dhe refuzon qe institucionet te jene indiferente ndaj shqetesimit te qytetareve. Por ka edhe formulime qe, sipas meje, meritojne me shume kujdes. Te thuhet institucionalisht se nje aktgjykim eshte “i padrejte dhe i pabazuar”, se jane shkelur standardet e gjykimit te drejte apo se vete aktgjykimi konteston karakterin clirimtar te luftes se UCK-se, jane perfundime juridike shume me te gjera sesa nje deklarim politik. Keto formulime gjenden shprehimisht ne draft.

Kjo nuk do te thote se Kuvendi duhet te heshte perballe dyshimeve serioze per drejtesine e procesit. Perkundrazi, nese ekzistojne pretendime per gabime ne vleresimin e provave, zbatim te gabuar te ligjit, cenim te te drejtave procedurale apo ndonje mangësi tjeter qe mund te kete ndikuar ne rezultatin e procesit, ato duhet te artikulohen pa droje dhe te ndiqen deri ne fund. Pergjigjja juridike ndaj tyre, megjithate, duhet kerkuar aty ku ajo mund te prodhoje efekt juridik, ne procedure, permes argumentit, proves dhe mjeteve qe ligji njeh.

Lexo po ashtu:  Ambasadori Britanik i drejtohet Rita Orës: Nëse ndjehesh e vetmuar, hajde në Kosovë

Ajo qe nuk duhet te bejme eshte t’ua veshtiresojme betejen atyre qe synojme t’i mbrojme, duke e zhvendosur vemendjen nga prova dhe ligji ne nje perplasje ndermjet politikes dhe Gjykates, apo duke i dhene kujtdo mundesine qe nje kundershtim juridik ta paraqese si perpjekje institucionale per t’iu kundervene drejtesise.

Ne te njejten kohe, nuk besoj se Kosova duhet te heshte vetem nga frika se si do te interpretohet jashte saj. Nje shtet qe respekton drejtesine nuk heq dore nga e drejta per ta kritikuar ate kur ka arsye. Nje shtet qe i cmon aleatet e vet nuk pushon se menduari me koken e vet. Nje shtet qe e kupton peshen e marredhenieve nderkombetare nuk e nderton politiken e tij mbi friken se mos dikush zemerohet, por mbi vleresimin e ftohte se cfare i sherben interesit te tij dhe njerezve te tij.

Me te njejten mase duhet trajtuar edhe cdo ide per ndryshimin e kuadrit ligjor te Dhomave te Specializuara. Kuvendi ka kompetencat e veta kushtetuese dhe ligjvenese, por cdo ndryshim qe prek rendin juridik te krijuar rreth Dhomave, vecanerisht ne nje kohe kur procedurat nuk kane marre fund, duhet te matet jo vetem me efektin politik qe mund te prodhoje sot, por edhe me pasojat juridike, shteterore dhe nderkombetare qe mund te prodhoje neser.

Ketu, per mua, qendron thelbi i gjithe ceshtjes.

Lexo po ashtu:  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Mbrojtja e historise se Kosoves dhe respektimi i sundimit te ligjit nuk jane dy qendrime qe e perjashtojne njeri-tjetrin. As mbrojtja e njerezve tane ne Hage dhe ruajtja e interesit shteteror nuk duhet te paraqiten sikur njera kerkon sakrifikimin e tjetres. Pjekuria e nje shteti shihet pikerisht ne aftesine per t’i mbrojtur te dyja njeheresh, pa hequr dore as nga dinjiteti i vet dhe as nga kthjelltesia qe kerkojne vendimet e medha.

Deklarata e Kuvendit duhet te shkruhet jo vetem per duartrokitjen e se henes, por edhe per leximin qe do t’i behet pas dhjete vitesh. Duhet te jete mjaftueshem e forte per ta thene ate qe Kosova beson, por edhe mjaftueshem e mencur per te mos demtuar ate qe Kosova duhet te mbroje.

Sot nuk kemi per detyre vetem t’i pergjigjemi nje aktgjykimi. Kemi per detyre ta ruajme te verteten e historise sone, te kerkojme deri ne fund drejtesi per njerezit tane dhe, mbi te gjitha, te mos e vendosim Kosoven ne nje pozite nga e cila neser do te na duhet te terhiqemi.

Nuk na duhet heshtje nga frika, por as veprim nga zemerimi. Na duhet nje Kosove qe e njeh historine e vet, i mbron njerezit e vet dhe nuk e humb gjykimin pikerisht atehere kur emocionet jane me te medha.

Patriotizmi nuk provohet vetem me guximin per te folur kur te tjeret heshtin, por edhe me pergjegjesine per te mos i bere dem Kosoves pikerisht atehere kur besojme se po e mbrojme.

Vini re! Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionin apo linjën editoriale të redaksisë.
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com