Skerdilajd Zaimi

Nëse ka një vlerë të rëndësishme, qoftë edhe në kuptimin e pasojës, kriza e tanishme në Kosovë, kjo është ristabilizimi në pozita të tjera i marrëdhënieve dhe perceptimit të Shqipërisë në të dhe me të.

Kjo duket sa nga qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që nuk po përfillet në këtë situatë, aq edhe nga reagimet e mediave pranë tij.

Paradoksal këtu dhe absurde është interpretimi që i bëhet qëndrimeve dhe veprimeve të kryeministrit Kurti ndaj Shqipërisë dhe njerzve pranë tij. Siç e dimë qëndrimt e Prishtinës zyrtare ndaj Tiranës zyrtare për këtë situatë janë reaktive. Ato pasuan ndërhyrjen e paarsyetuar dhe të pakuptuar ende të z. Rama për në çështje në të cilën ai mund të prononcohet për aq sa e lejojnë. Zoti Rama përdori kredencialet e kombësisë për të përcjellë një qëndrim të Perëndimit të cilin Kosova e di dhe e ka kuptuar kush është. Për rrjedhojë leximi i ndërhyrjeve të z. Rama në prizmin e shqiptarësisë nuk kuptohen mirë dhe as priten mirë pavarësisht qëllimeve. Sepse ato u prezantuan si manovër tinzare dhe e panatyrshme e një shteti që ka disa detyrime shtesë ndaj Kosovës.

Lexo po ashtu:  MË NË FUND reagon edhe Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës mbi situatën në Shqipëri

Në këto kushte protestat ndaj një qëndrimi të tillë janë të pritshme. Reagoi opozita, pati një protestë edhe sot. Pse atëherë kjo interpretohet si përpjekje e Kurtit për të destabilizuar Shqipërinë, kur nga sa kemi parë kryeministri i Kosovës ka qenë tërësisht indiferent ndaj qëndrimeve të z. Rama? Neutraliteti i Tiranës që po vihët re kësaj radhe mund të ketë shije të hidhur për disa, por nuk ka befasuar kënd dhe as sëkëlldis të tjerë. Kjo është e qartë nga fakti se askush nuk u zhgënjye. Është pikërisht kjo arsyeja që e detyron shumicën pranë z. Rama të faktoriziojë një polemikë të cilën e kemi parë edhe ndaj opozitës në Tiranë, duke kundërvënë antiamerikanizmin e shpikur të Kurtit ndaj filoamerikanizmit të qëndrueshëm të z. Rama. Ky është fiksion sepse zhvillohet në terrenin e paqëndrueshëm të një shteti të dështuar si Shqipëria, litania filoamerikane e së cilës ka diskredituar prej kohësh veten. Ka aktorë që e lexojnë këtë sjellje të z. Rama si mënyrë për të zgjidhur problemet e veta personale. Ndoshta nuk është kështu, pasi në 10 vjet në pushtet ne kemi parë të njëjëtin rol. Kemi të bëjmë me një kuptim tradicionale të politikës së jashtme përkundër një energjie të re në Kosovë, që mund të ketë gabime, minuse, por është autentike dhe në qëllime pozitive.

Lexo po ashtu:  Largësia i dobëson dashuritë e vogla dhe i rrit ato të mëdhat, ashtu sikur se era që qiriun e fikë por zjarrin e ndezë edhe më shumë.

Sot Kosova nuk po lufton vetëm për barazi faktike me Serbinë, në një rrugë gjatë së cilës po has shumë pengesa. Sot Kosova po subjektivizon realisht veten si entitet me arsyen e vet në tryezën e diskutimeve dhe përveç kësaj, ajo po përmbush divorcin ndaj një marrëdhënieje të pervertuar, hipokrite, e disa herë përçmuese me Shqipërinë, të cilën edhe për naivitet e ka çmuar si Shteti Amë. Dhe ky është zhvillimi që u katalizua nga Kurti, por ka kohë që ka nisur. Sa për gjinkallat e Tiranës dhe këngën e tyre të njohur, atë ne duhet ta shohim si atavizëm të një paternalizmi të rremë, politik e kulturor që është përdorur si levë pushteti dhe ndikimi edhe me Serbinë, e që sot po kap fundin e vet. Për fat të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *