Poezi nga Dritëro Agolli

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Të falënderoj që në sajën tënde marr frymë,
Që ha këtë bukë të bardhë në sofër,
Që lulja s’m’u tha nga një brymë,
Që ngjita gjer lart atë kodër.

Të falënderoj dhe që pi nga mërzia
Të hidhurën kafe, të ligën cigare,
Të nxjerrë në muzg nga kutia,
Të blerë në treg me pak pare.

Të falënderoj dhe që ti s’më ke lënë,
T’i hyj lakuriq dëshpërimit të thellë.
Për krahu me zor më ke zënë,
Të dalim me vrap nga kjo shpellë.

Lexo po ashtu:  A e dini pse shqiptarët në shumë raste vishnin teshat mbrapsht? Ja cilat janë domethëniet!
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com