Presidenti finlandez Alexander Stubb ka deklaruar së fundmi se politika e jashtme amerikane vjen në konflikt me “vlerat tona”. Sipas tij, anëtarët europianë të NATO-s përfshirë Finlandën, janë duke rimenduar politikat e tyre sidomos pas incidenteve verbale me Groenlandën.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ne duhet të njohim ndershmërisht se SHBA po ndryshon. Qasja e saj me aleatët, sikurse edhe mënyra sesi e ndjek politikën e jashtme, po ndryshon po ashtu. Politika e jashtme aktuale e SHBA konflikton me vlerat tona,” është shprehur ai.
Stubb ka qenë ndër të rrallët liderë botërorë që ka qëndruar me idetë e veta edhe përballë presioneve të fundit amerikane.
