Sot, Ed Sheeran është fitues i katër çmimeve Grammy, mirëpo dikur këngëtari përballej me bulizëm për shkak të pamjes së tij. Gjatë një interviste me DJ Nihail dhe reperin Dave në lidhje me fushatën kundër racizmit, Love Music Hate Racism (Duaje Muzikën, Urre Racizmin), u shpreh se muzika ka ndikuar që ai të fitojë vetëbesimin.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sheeran theksoi se vite më parë “kthehej duke qarë nga shkolla, sepse shokët talleshin për flokët e tij në ngjyrë të kuqe, syzet dhe faktin se i merrej goja”.

“E urreja shkollën fillore me gjithë shpirt. Qaja çdo ditë. Isha kokëkuq, kisha syze të mëdha, më merrej goja, isha pak i çuditshëm. Por më vonë nisa t’i pëlqeja këto gjëra te vetja. Nuk kam pasur kurrë fat me vajzat pasi siç e thashë isha i çuditshëm. Mirëpo kur nisa të luaja muzikë, teksa më shihnin, iu dukesha interesant.”
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Më tej shton:

“Papritmas fillon dhe pamja jote tërheq vëmendjen. Sot, gjithmonë u them fëmijëve të tjerë se është fantastike të jesh ndryshe.”

Lexo po ashtu:  Musa Jupolli: Nga cikli 'Mjeshtrit e artit Gazmend Freitag'

Nuk është hera e parë që këngëtari përpiqet të motivojë të tjerët përmes historisë së tij. Në tetor të  2017-s, ai emocionoi sallën në fushatën “Vlerëso veten”, teksa fliste për fëmijërinë.

“Isha një fëmijë shumë, shumë i çuditshëm. Kisha një njollë nga lindja dhe u desh ta hiqja me lazer. Një ditë, doktorët harruan të më vendosnin anestezinë dhe mua nisi të më merrej goja. Nuk kishte gjë më të vështirë se të doje të shpreheshe dhe të mos mundje dot. Një ditë, im atë më bleu një album të Marshall Mathers [Eminem]. E dëgjova dhe i mësova të gjitha fjalët mbrapsht. Kjo gjë më ndihmoi me të folurën. Vlerësoje veten, të jesh ndryshe është fat.” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *