Deputeti Milaim Zeka i cili u zgjodh në këtë pozitë përmes Nismës Social Demokrate po planifikon të krijojë parti të re.

Zeka ka thënë se shumë shpejt do të dalë me një forcë të re politike, me disa shokë të tij.

‘’Shumica më kanë thënë se duhet dalë me një forcë të re politike. Unë bashkë me shokët e mi me parti të re. Brenda muajit do të ndodh. Ideatori do të jem unë. Do të jetë risi programi ynë. Kurrë nuk kanë me pa qytetarët e Kosovës. Partia jonë do vije në pushtet që mos me pa zyrtarë duke shkuar me makina të shtetit. Nuk do ta harxhojmë paranë publike’’, ka thënë Zeka sonte në DPT.

Zeka ka thënë se njerëzit e fëlliqur nëpër parti tjera, nuk do të kenë vend në partinë e tij.

‘’Asnjë i fëlliqur nëpër parti tjera, nuk kanë strehë tek partia ime. Target grupi jonë do të jenë të rinjtë. Por gjitha moshat. Nuk mundesh me qenë edhe intelektual edhe hajn’’.

‘Dera jonë do të jetë 50 % për diasporën, tash varet edhe nga interesimi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *