Grua seç mu prish kandari
Nuk është më ai i pari
Që s’përtonte ditë e natë
Ndizej si barut i thatë.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareLëre grua se ç’më gjeti
Nuk më bindet më aleti
Ky bandill që çante retë
Më s’i ngre kryet përpjetë.
Vjet si kalë turfullonte
Gratë e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythëzbuluar
Sulej si qen i tërbuar.

I pushtonte vetë të tëra
Zgavra, shpella, guva, vërra
Fryhej si një patëllxhan
Kur shkonte nën fustan.
Sa i vinte mend zanatit
E uronin gratë e fshatit
Po sot çka që është mërzitur
Trup e shpirt i rraskapitur?
Shikon çupat sisëplota
Me shalë të buta e të ngrohta
Nuset e bardha si dëbora
Që s’i shpëtonin nga dora.
Gratë e reja sisëmëdhatë
Që i ndërronte përnatë…
Dhe s`lëviz të bëhet burrë
Më mbeti vetëm për shurrë.
Ah moj grua moj e ngratë
Të mbeti burri kaq thatë
Megjithëse më s`të ngop dot
Por dikur s`kam qenë si sot.
Isha trim dhe djalë i hedhur
Pak usta për të zgjedhur
Buzëqeshja me të tëra
Mjaftonte që t’u hante vërra.
Por më shumë doja gratë
Vithe gjëra sisë mëdhatë
Por dhe çupat shumë i desha
Nuk i lija virgjëresha.
Mazallah mbeçin me barrë
I thirrja u bëja varrë!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.
I ndukja me buzë e dhëmbë
Sa ngrihej fshati në këmbë
Isha bej me mall me toka
Po bëja se ç’më thoshte koka.
Në Zagori dorë e parë
Me sejmerë e hyzmeqarë
Kisha kuaj lopë e dhen
Edhe gra më shumë se qen.
Vetë i ujdisja të tëra
Ç’më tha koka e s’e bëra?
Në Europë s’lashë vend pa parë
Kuplarate i mora mbarë.
Shijova bionde gjermane
Meskëputurat persiane
Rreth e qark iu solla botës
Por në Francë lashë mend e kokës.
Kush të dojë le ta provojë
Të ma marrë mikun në gojë
Në Stamboll mos shkofsha kurrë
Bashkohet burri me burrë.
Thonë se është ves i shëmtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo punë e pati
U plaka, më ra takati.
– Andon Zako Çajupi
