E përkthyer në anglisht, postimi i referohej Xi si “Mr. Shithole” disa herë.

Facebook kërkoi falje ditën e Shtunë për keq-përkthimin e emrit të Presidentit Kinez Xi Jinping në “Mr. Shithole” në postimet në faqe, të përkthyer nga gjuha birmaneze në gjuhën angleze.
Sipas Reuters, keq-përkthimi u zbulua fillimisht në një postim të faqes së Zyrës së Këshilltarit Shtetëror në Myanmar, që diskutonte një takim mes liderëve Aung San Suu Kyi dhe Xi.
E përkthyer në anglisht, postimi i referohej Xi si “Mr. Shithole” disa herë.
Sipas Reuters, përkthimi i Google nuk tregoi të njëjtin gabim.
Në një deklaratë, platforma fajësoi për këtë përkthim fyes një “çështje teknike”.
Sipas deklaratës, Facebook nuk e ka emrin e Xi në databazën Birmaneze, gjë që çoi në gafën e turpshme. Duke mos pasur referencë, sistemi i Facebook ishte i detyruar të përkthejë emrin e Xi dhe fjalë të ngjashme në gjuhën birmaneze, në fjalë që fillojnë me “xi” dhe “shi” duke rezultuar në fjalën “shithole”.