Filmi “Pesë stinët e fëmijërisë sime” me regji të Besim Ugzmajlit është shpërblyer me çmimin Dokumentari më i Mirë në edicionin XIII të West Nordic International Film Festival, që u mbajt në Ålesund të Norvegjisë.

Sipas deklaratës së jurisë, filmi rikujton rëndësinë e kujtesës në një botë që vazhdimisht ndryshon dhe shpesh përballet me konflikte. Juria vlerësoi veçanërisht gjuhën kreative të veprës, ku animacioni dhe dokumentari ndërthuren për të krijuar një univers unik artistik.

Ky vlerësim ndërkombëtar shënon një tjetër sukses për kinematografinë kosovare dhe për punën krijuese të regjisorit Besim Ugzmajli. 

Lexo po ashtu:  Karl Gega, Inxhinieri vizionar dhe ndikimi i tij në Austrinë e shekullit të 19-të
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com