“Fshesa” e Albinit

 

Ilir Muharremi

Ky shtet po pastrohet me fshesën e gjatë të Albin Kurtit. Fshesa e tij tashmë u bë e famshme dhe e mira e kësaj është se po lirohemi nga shushunjëzat dhe kriminelët, por Albin ende ka kriminel nëpër institucione, kriminel të privilegjuar. Erdhi fshesa erdhi shpresa. Shtëpinë pa fshesë e mbulojnë mbeturinat, andaj mund të infektohemi. Fshesa ishte gjithmonë por personi i duhur nuk mundi ta aktivizonte. Në disa institucione nuk mjafton kjo fshesë por një formatizim ose “Delete” e madhe.

Filozofi Friedrich Nietzsche këta kriminelë do t’i linte pa veshë që të mësojnë të dëgjojnë me sy. Këta kriminelë pak dallohen nga barinjtë e dhive.

Dita erdhi dhe Albini po tregon se e do këtë popull dhe këtë shtet. Korrupsionit i erdhi fundi por si duket në institucionet kulturore ende po lulëzon. “Kuca e maca “. U dërguan ta përfaqësojnë Kosovën me ekspozita. Kjo dëshmon se prapë mund të ndodh sepse u  pranuan për të ekspozuar njerëz të afërt.  Refuzohen ata vetëm pse i kanë kritikuar dhe u kanë thënë të vërtetën e vërteta te ne dikur ishte e frikshme.

Fitojnë çmime për vepra më të “mira” gratë e burrave të cilët janë në komision, fatëkeqësisht kjo ndodhi ditë më parë. Fituesit ishin të afërmit e komisionit vlerësues.

Në kulturë dhe në institucione tjera me ty Albin erdhi koha që njeriu i dërmuar të mbjellë farën e shpresës së tij supreme.

Vendi ynë akoma është pjellor edhe pse është menduar se është shterur dhe varfëruar dhe nuk mund të rritet asnjë pemë. Pema e shpresës po mbjellët dhe do të rritet.

Erdhi koha kur njeriu do të hedh shigjetën e dëshirës së vet dhe litari i harkut do të jetë i mësuar të fërshëllejë.

Në shtetin tonë ishte kaos, por lindi një yll kërcimtar dhe i zhurmshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *