Gjithë këta antiamerikan! E ku, edhe në SHBA!

Hysamedin Feraj

 

Si e zë gjumi Isa Mustafën?!
Shih, dikush na paska kërkuar të mos nxjerrim në pah vetëm deputetët zvicranë, por të shohim edhe çka thonë amerikanët.

Po sjellim disa.

Kanë qenë miq e lobist të vjetër për Kosovën, Rugovën e Thaçin. Por tani të bullizuar nga thaçistët e mustafistët si “askushi”, për hir të dashurisë së re me Grenellin:
– Daniel Serwer:
“Objektivi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokave/njerëzve që administrata e Trumpit i ka nxitur dhe ju keni dhënë shenja se mund t’i pranoni.”


– Edward P. Joseph:
“Nuk është kurrfarë misteri pse Grenelli, i etur për marrëveshje, do të anonte kah pala më e fortë, më e papajtueshme në bisedime. Enigma reale është sesi diplomacia e SHBA arriti në këtë esktrem – një përpjekje e deformuar për me e bullizu aleatin e dobët, të brishtë të SHBA-ve, që ta qetësoj njeriun e fortë të Serbisë”.
– Alison Kosnett:
(bashkëshortja e ambasadorit emrikan në Kosovë)
“Nuk dua të pres deri n’orën 8 që t’i bie tenxhereve e tiganëve, këtu në Prishinë!” – në mbështetje të qeverisë Kurti;
– Joseph J. DioGuardi:
(lidhja qytetare shqiptaro-amerikane)
“Nuk na është halli as të taksa e as të Amerika. Halli është më e rrëzue Qeverinë Kurti që mos të zbulohën edhe skandalët e gardës së vjetër të LDK-së ku dyshohët së jo vetëm që kanë pasë koalicion më PDK-në e Hashim Thaqit por, kanë qënë në kordinim edhe për gjërat tjera lidhur më korrupcionin, nepotizmin deri tani të coptimi i Kosovës siq ishte puna e demarkacionit më Malin e Zi”.

Lexo po ashtu:  Independence/ Iluzioni i Serbisë për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës


– Federata Panshqiptare e Amerikës ‘Vatra’:
“Propozimi i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) për të paraqitë votë mosbesimi ndaj qeverisë së sapoformuar, fill mbas kërkesës së presidentit për të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, shkakton krizë politike në një kohë të vështirë për kombin shqiptar…”
Dhe se: “Nji veprim i tillë mund të shkaktojë destabilizim me përmasa katastrofike për Kosovën, në nji kohë kur Serbia vazhdon veprimatrinë e saj lobuese për mohimin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe pengimin e pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe në një kohë kur Vucic deklaron që, “Edhe sikur t’a tërheqin zvarrë nëpër rrugë, ai nuk do t’a njohë pavaresinë e Kosovës.”

Propozimi për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonënshme në Kosove për shkak te coronavirusit nuk duhet të përdoret për interesa personale apo politike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *