Pasditen e sotme në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Si pasojë e kësaj katër persona janë plagosur, e më pas njëri prej tyre ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Para se të mbërrijë policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen e Spitalit kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me armë zjarri. Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat.
Motivet e tragjedisë kanë të bëjnë me çështje pronësore, ndërkohë që bëhet e ditur se në konflikt janë përfshirë dy familje. Viktima janë babai dhe dy djemtë e tij, por prokurori nuk ka mundur të konfirmojë se cili është personi që ka vdekur si pasojë e plagëve.

