Pas një viti kidnapim e burgim në Serbi, Hasan Dakaj erdhi në shtëpinë e tij. I emocionuar përqafoi shokët e familjarët.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua më 5 janar të vitit 2024 nga autoritetet serbe,  për një vit qëndroi në burgun e Serbisë nën pretendimet kinse për kryerje të krimeve gjatë luftës kundër popullsisë serbe.

Po atë ditë, Hasan Dakaj ishte me të vëllain Xhevdet Daka duke udhëtuar për në Itali.

Hapësirë e sponsorizuar

Dakaj nuk ishte i gatshëm të flasë të shtunën para kamerës së tëvë1, mirëpo vëllau i tij, Gëzim Dakaj tregoi se si ai ishte maltretuar në fillimet e arrestimit.

“Nuk ka qenë gjendja e tij e mirë, se ka pas sidomos ato ditë e para, kur ka biseduar me bashkëshorten e tij, i ka thënë gjithçka janë duke bërë në trup timin, por pastaj kur ka shkuar në vizitë dal ngadalë kanë intervenuar QUINT-i, OSBE-ja, Kryqi i Kuq ndërkombëtar pastaj nuk ka pas më maltretime”, tha Gëzim Dakaj.

Lexo po ashtu:  Bashkimi Evropian reagon pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Dakaj thotë se vëllai i tij është ende në gjendje jo të mirë emocionale.

Sipas tij, lirimi i Hasanit u bë pasi që familja siguroi vlerën e kërkuar nga autoritetet serbe rreth 25 mijë euro dorëzani.

Ai tha se me lirimin Hasanit, durimit i erdhi fundi.

“Ende nuk dimë kurgjo, për momentin ende nuk kemi bisedua me vëllain çdo sen na tregon sa ta merr veten pak, se është shumë i lodhur, i rraskapitur ka emocione. Ne  e kemi prit me shumë qef, i ka mungu familjes, shokëve, durimit i erdhi fundi. Tash doli në liri jemi shumë të kënaqur, i falënderojmë bashkëvendësit tanë për kontributin, mediet, bashkëfshatarët na kanë ndihmuar shumë. Erdhi dita që i dorëzuam atje paret dhe na lëshuan vëllai nga atje, diku 25 mijë euro”, tregoi ai.

Gjatë periudhës së burgut, Dakaj tregon se komunikimi me të vëllain ishte i vështirë.

“Me autoritet serbe nuk kemi pas asnjë komunikim vetëm me avokatin mbrojtës që e ka dhënë shteti serb, dmth na ka lajmërua ai, ka biseduar me bashkëshorten e vet ka biseduar Hasani aq, për momentin nuk kemi pas informacione të tjera veç se m’kanë dërgua për në Beograd i ka treguar bashkëshortes”, tha Dakaj.

Lexo po ashtu:  Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19.

Ai ka edhe një lutje për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju lutna, rasti i fundit ishalla është i vëllait tim që arrestohet, ata që e ndijnë veten që janë diçka, mos të udhëtojnë nëpër Serbi, sepse nga shkau gjithçka pritet”, tha ai.

Serbia tash e disa kohë ka përpiluar një listë me emra të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po i ndalon në rast se ata kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com