Unë jam serb me fe muslimane!” 😢

Hasan Mekuli: Mësuesja serbe, që në klasën e parë, na detyronte me dhunë të bërtisnim: “Unë jam serb me fe muslimane!”

Hasan Mekuli, kritiku i letërsisë shqipe dhe intelektuali i pashoq, lindi më 13 prill 1929 në Plavë, në një familje të thjeshtë dhe të varfër fshatare.

Hapësirë e sponsorizuar

Familja e profesor Mekulit kishte ardhur në Plavë nga fshati Nokshiq, i njohur për betejën e madhe shqiptare kundër malazezëve më 1879. Babai i tij, Tali, ishte bujk me pak tokë, por jetën e kaloi kryesisht si komitë, krahas shumë pjesëtarëve të tjerë të fisit. Ai i kaloi vitet më të shumta ndër male, herë në Kosovë e herë në Shqipëri, derisa ra dëshmor në vitin 1941.

Shkollën fillore Hasan Mekuli e mbaroi në Plavë, ku mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën serbe. Hasan Mekuli na tregonte se si “në atë shkollë, në bankat e klasës së parë, çdo ditë, herët në mëngjes, ne fëmijët detyroheshim të ngiheshim në këmbë dhe të përsërisnim me zë të lartë: “Unë jam serb me fe muslimane!”😥, një shprehje e dhimbshme që synonte mohimin e identitetit shqiptar dhe asimilimin e kombit shqiptar të mbetur nën regjimin e Malit të Zi… #Mekulipress.com

Lexo po ashtu:  Gruaja lind një djalë me ngjyrë, thotë se fajin e ka burri që pi shumë kafe

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com