Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Rozeta Hajdarit në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore, ka reaguar ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se Hajdari as nuk është e korruptuar dhe as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare, duke shtuar se aktakuza ndaj saj është e motivuar politikisht.

“Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme. Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva,”
shkruan Haxhiu.

Sipas saj, veprimet e Hajdarit kanë qenë gjithmonë në interes të shtetit dhe qytetarëve, ndërsa aktakuza nuk pasqyron realitetin e situatës.

Reagimi i plotë:

Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë. Ministrja Hajdari as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare. Për këtë rast jam e njoftuar në çdo detaj, pasi edhe Avokatura Shtetërore ka qenë e përfshirë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik.

Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme.

Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva.

Është e qartë se ekziston një tendencë për të njollosur figurën e saj.

Drejtësia duhet të mbështetet në fakte dhe në punën e bërë, e jo në ndikime apo qëllime politike.

Lexo po ashtu:  Kurti e thekson dialogun me Serbinë: Kosova është konstruktive – njohje reciproke në thelb dhe reciprocitet si princip
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com