Radio-televizioni publik holandez AVROTROS njoftoi të premten se do të bojkotojë Konkursin Evropian të Këngës (Eurovision) vitin e ardhshëm nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Në një deklaratë për shtyp, AVROTROS theksoi:
“Nuk mund të justifikojmë më pjesëmarrjen e Izraelit në këtë garë për shkak të vuajtjeve të vazhdueshme dhe të rënda humanitare në Gaza.”

Megjithatë, televizioni holandez shtoi se nëse Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve (EBU) vendos të përjashtojë Izraelin, Holanda do të marrë pjesë normalisht. Deri në atë moment, përgatitjet për konkursin vazhdojnë.

Hapësirë e sponsorizuar

Edhe Irlanda paralajmëron bojkot

Sipas Reuters, edhe transmetuesi publik irlandez RTÉ ka dalë me qëndrim të ngjashëm: Irlanda nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2026 nëse Izraeli përfshihet.
RTÉ argumenton se viktimat civile, vrasjet e gazetarëve dhe kufizimi i qasjes së mediave në Gaza përbëjnë arsye të mjaftueshme për këtë vendim, duke nënvizuar se vendimi final i tyre do të varet nga konkluzioni i EBU-së.

Lexo po ashtu:  Libri si “ilaç”

Mbështetje nga Spanja dhe Sllovenia

Ministri i Kulturës së Spanjës, Ernest Urtasun, ka deklaruar publikisht se Spanja duhet të tërhiqet nëse Izraeli nuk përjashtohet.
Ndërkohë, televizioni publik slloven RTVSLO ka sinjalizuar se “realistisht nuk do të marrë pjesë” nëse Izraeli lejohet të konkurrojë, shkruan EuroNews.

Qëndrimi i Norvegjisë

Nga ana tjetër, NRK (transmetuesi publik norvegjez) ka bërë të ditur se aktualisht merr pjesë në një proces të brendshëm konsultimi brenda EBU-së, ku të gjitha shtetet anëtare janë ftuar të japin mendimet e tyre mbi mënyrën se si duhet trajtuar pjesëmarrja e shteteve dhe tensionet gjeopolitike në garë.

“EBU po zhvillon një proces të gjerë konsultimi mes anëtarëve. Synimi është të mblidhen qëndrime mbi pjesëmarrjen dhe menaxhimin e tensioneve politike që prekin Eurovisionin,” tha për Dagbladet Charlo Halvorsen, drejtues i përmbajtjes në NRK.

Ai theksoi se Norvegjia për momentin nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke pritur përfundimet që EBU pritet të japë në fillim të dhjetorit.

“NRK mbetet i përkushtuar ndaj procesit dhe ka besim se EBU do të bëjë një shqyrtim të plotë. Deri atëherë, qëndrimi ynë mbetet pjesëmarrja në Eurovizion,” shtoi Halvorsen.

Lexo po ashtu:  Ambasada e SHBA e përshëndet aktivizimin e Apple Pay në Kosovë: Një hap i madh për ekonominë dixhitale

Tensionet e rritura

Halvorsen gjithashtu kujtoi se NRK kishte ngritur shqetësime pas finales së Eurovizionit 2024, duke përfshirë besimin në procesin e votimit dhe çështjet e sigurisë në event.

“Pas finales së këtij viti kemi qenë të qartë për shqetësimet tona mbi besueshmërinë e votimit dhe sigurinë e garës. Këto shqetësime do të vazhdojmë t’ia përcjellim EBU-së,” tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com