Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Drilon Rrahmani 

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Të gjithë ata që po e kritikojnë qeverinë se pranoi teste nga Serbia, po harrojnë se 20 vite me radhë kanë shijuar keksat “plazma” e nuk i kanë largu asnjëherë nga frigoriferi.

E mbi të gjitha, është për të ardhur keq se si ata që e prisnin me orë të tëra Listën Serbe për të ardhur nga Beogradi për t’ua votuar qeverinë, po thonë tash se testet nga Serbia nuk bën assesi t’i pranojnë, e as kur është në pyetje jeta e njeriut.

Nuk mundeni të shisni më moral, sepse popullin e keni kundër. Nuk mundeni më të mashtroni popullin, sepse jeni që moti të demaskuar. Deklaratat populiste nuk do t’iu ‘dhezin’ as në kohë pandemie.

Lexo po ashtu:  Peng në kryeministri/ Ç’po negocion Belinda Balluku me Edi Ramën

Ju dhe të gjithë e dini, se shumë qytetarë të Kosovës ndër vite kanë pranuar shërbime mjekësore e spitalore në Beograd e nga Beogradi. Ky është morali i mbi të gjithave, pra jeta e njeriut.

Pajtohemi të gjithë se diçka nga Serbia është për të ardhur keq ta pranojmë, pasi politikisht e faktorizojmë Serbinë dhe e vendosim në rolin e shtetit human, por mos shisni moral duke deklaruar në atë stilin se, “edhe po të vdes, nuk i pranojë ndihmat serbe”.

Rritja e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka ndikuar shumë që partitë e tjera të shkelin mbi dy këmbë mbi parimet e veta. Qoftë nga LDK-ja, qoftë nga të gjitha partitë e tjera.

Fakti se sot Avdullah Hoti tha se masat duhet të zbuten, kur kemi mbi 450 të infektuar e 15 të vdekur, ndërsa kur kishim vetëm 19 të infektuar e asnjë të infektuar kërkonte shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, tregon një tendencë plotësisht me prapavijë politike. Madje këtyre të LDK-së nuk po i shitet as viktimizimi që e kanë pasur tash e disa vite.

Lexo po ashtu:  Kjo lagje politikanësh flirtimin me neootomanët dhe me Beogradin e ushtrojnë duke mbajtur lart e më lart flamurin "proamerikan" në dukje!

Këta për pushtet thonë lëreni qytetarët të vdesin, e mos pranoni teste nga Serbia. Por, një që e mirë është se populli i Kosovës është ngopur nga këto pallavra dhe nuk po mashtrohet më.

E dimë se si deputetët e AAK-së së bashku me Haradinajn sorollateshin nëpër Kuvend e hollin e tij, duke pritur Listën Serbe që vijë nga Beogradi, me miratimin e këtij të fundit. Atëherë nuk ishte çështje për jetë njerëzish. Ishte çështje vetëm për formimin e qeverisë. Tash shesin moral.

Edhe iniciativat e juaja kinse për të mirën e vendit në luftimin e koronavirusit, u demaskuat pasi ju e refuzuat ftesën e Kurtit, i cili iu ftoi për të biseduar për masat e të mirat që mund t’ia sillni vendin, ndonëse problem se ato ekzistojnë nga ju.

“Ju nuk mund të shisni moral. Ndoshta edhe mundeni por pastaj nuk do mundeni,…”!

Vini re! Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionin apo linjën editoriale të redaksisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com