Nga Ursula K. Le Guin

Sokrati ka thënë: Keqpërdorimi i gjuhës shkakton të keqen në shpirt. Nuk është fjala për gramatikën. Të keqpërdorësh gjuhën do të thotë ta përdorësh atë siç bëjnë politikanët dhe reklamuesit, për përfitime, pa marrë përgjegjësinë për kuptimin e fjalëve.

Gjuha e përdorur si mjet për të fituar pushtet ose për të fituar para, shkon keq: gënjen. Gjuha e përdorur për të thënë një poezi ose për të rrëfyer një tregim, shkon drejt së vërtetës. Shkrimtari është një person që kujdeset për kuptimin e fjalës, se çfarë thotë dhe si e thotë. Shkrimtarët e dinë se fjalët e kanë rrugën e tyre drejt së vërtetës dhe lirisë, prandaj i përdorin ato me kujdes, me mendim dhe me kënaqësi. Përdorimi i mirë i fjalëve forcon shpirtin e tyre.

Shkrimtarët dhe poetët e kalojnë jetën duke mësuar aftësinë dhe artin e përdorimit të mirë të fjalëve. Dhe fjalët e tyre e bëjnë shpirtin e lexuesit më të fortë, më të ndritshëm dhe më të thellë…

Lexo po ashtu:  Fëmija që shtypet në shtëpi bëhet servil ndaj të fortëve!
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com