Kënga shqiptare “Qingji i vogël” është përfshirë në trailerin e filmit iranian “Hijamat”, me skenar dhe regji nga Nader Saeivar, ndërsa producent është regjisori i njohur iranian Jafar Panahi.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kënga shqiptare “Qingji i vogël” është përfshirë në trailerin e filmit iranian “Hijamat”, me skenar dhe regji nga Nader Saeivar, ndërsa producent është regjisori i njohur iranian Jafar Panahi.
Pjesa nga filmi është shpërndarë edhe nga regjisori dhe producenti shqiptar Ben Apolloni, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij momentin kur në trailer dëgjohet kënga shqiptare.

“Çfarë befasie e këndshme! Edhe një film i huaj që e paska përdor muzikën shqiptare”, ka shkruar Apolloni, duke treguar se fillimisht mendoi se ndoshta nuk po e dëgjonte mirë këngën dhe iu desh ta kthente trailerin nga fillimi për ta verifikuar.
Ai ka theksuar se filmat e kineastëve iranianë i ndjek gjithmonë me shumë kureshtje, ndërsa përfshirja e “Qingji i vogël” në këtë produksion ia ka shtuar edhe më shumë interesimin për filmin.https://www.youtube.com/embed/ZgD2SXeHsKU?si=b-_jXvSXtaZFI9kg
“Hijamat” pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary, një nga festivalet më prestigjioze të kinemasë në Evropë.
Përdorimi i një kënge shqiptare në këtë film përbën një tjetër shembull të prezencës së muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare të artit dhe kinematografisë.

