Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, që jeton dhe vepron në Itali, ka dalë në mbështetje të protestave të qytetarëve, të cilët prej rreth tre muajsh kanë dalë në shesh kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Këngëtari prezantoi në “Notte della Taranta 2026” këngën e tij të re “Non simu niente”, e cila flet për fuqinë e komunitetit dhe mbrojtjen e tokës.
Meta tha se për këtë këngë është frymëzuar nga ajo që po ndodh prej javësh në Tiranë me protestën qytetare, e cila nisi fillimisht si një kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, por më pas u zgjerua drejt establishmentit politik duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

“Kjo këngë rrjedh nga ajo që po ndodh në Shqipëri, nga Revolucioni i Flamingove. Është toka që ka rëndësi, jo resorti prej betoni. Njerëzit së bashku kanë një forcë të madhe. Nëse të gjithë fillojnë të këndojnë në të njëjtën kohë, ata janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, sepse njerëzit së bashku dhe njerëzit nuk mund të jenë kurrë të ç’sintonizuar”, tha ai.
