Media amerikane Huffington Post në një artikull të saj akuzon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se ka organizuar policinë e tij sekrete për të dhunuar protestuesit në shtete të ndryshme.

Rasti më i fundit ishte në Portland, ku gra e burra u keqtrajtuan nga agjentë federal anonimë.

Ajo që ra në sy ishte se protestuesit krijuan një mburojë përpara kësaj policie. “Muri i Nënave”, ishte mburoja e përbërë nga gra e vajza.

Megjithatë këto forca policore nuk kursyen asnjë, por vijuan punën e tyre duke shtyrë e keqtrajtuar këdo që i dilte përpara.

“Këta ekstremistë të dhunshëm të anarkistit Trump e tregojnë fare mirë se sa e urrejnë vendin tonë. Si mund të sillesh kështu ndaj një gruaje, sa keq ndihen fëmijët që shohin nënat e tyre të rrihen e qëllohen,” thanë protestuesit.

Ambjentet e jashtme të Gjykatës Federale në Portland, që është një ndër pikat ku protestat zhvillohen më së shumti u përfshi ishte e mbushur nga tymi i granadave që policia hodhi.