Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Problemet e krijuara nga Donald Trump dhe politika e tij e tarifave ka shtyrë Kinën zyrtare të bëjë thirrje për një sjellje “racionale” nga Europa. Agjencia “Reuters” citon median shtetërore, “Gobal Times” që evidenton se Kina është një opsion shumë i pranueshëm ekonomik për BE-në.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lajmi vjen në kontekstin e një vizite që kreu i Tregtisë në Komisionin Europian, Maros Sefcovic, po zhvillon në Pekin, vizitë e cila provokoi kërcënimin për tarifa të reja nda automjeteve të importuara në SHBA.

Media kineze thekson se Kina është tashmë një ofertë shumë serioze për stabilitet dhe besueshmëri duke vënë në dukje se ajo është alternativa tregtare për Europën e vendosur me shpatulla për muri nga tarifat e Donald Trump. Nga ana tjetër, agjencia “Reuters” vë në dukje faktin që BE-ja të hapet me Pekinin do të duhet që Sevcovic të sqarojë disa shqetësime të vjetra si: sifdat e kompanive europiane që operojnë në Kinë, mungesa e aksesit në prokurime, pengesat në tregun e brendshëm.

Zëvendësimi i SHBA me Kinën në aspektin tregtar do të ishte një zhvillim me pasoja afatgjata pasi jo vetëm Kina përfaqëson një ofertë shumë të mirë, por edhe sepse me sanksionet ndaj Rusisë dhe kthesën e SHBA është e vështirë të rikthehet besimi. Po kështu partneriteti i ngushtë ekonomik me Kinën ndërlikon kohezionin e Perëndimit në një çështje si Tajvani dhe pretendimet e SHBA në Paqësor.

Lexo po ashtu:  Shefi i Pfizer jep lajmin e shumëpritur: Do t’i rikhehemi normalitetit në pranverë
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com