Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Klan Kosova përballet me dorëheqjen e shtatë gazetarëve: „Jo punë shtesë, pa pagesë!“

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kur një media kërkon nga gazetarët angazhim të jashtëzakonshëm, por shpërfill kërkesat e tyre për kompensim të drejtë, lind një pyetje e pashmangshme: kush po i mbron të drejtat e atyre që çdo ditë informojnë publikun? Dorëheqja e përbashkët e shtatë gazetarëve të medias Klan Kosova, sipas reagimit të tyre, vë në pah një konflikt serioz mes punëdhënësit dhe punonjësve për vlerësimin e punës shtesë. Gazetarja Genita Ukaj, e cila është në muajin e pestë të shtatzënisë, ka reaguar publikisht, duke theksuar se dinjiteti i gazetarëve nuk mund të jetë objekt kompromisi.

Reagimi i plotë i Genita Ukajt:

Genita Ukaj

JO PUNË SHTESË, PA PAGESË!

Sot, të shtatë gazetarët e stafit të portalit Klan Kosova u detyruam bashkërisht të japim dorëheqje, si pasojë e mospërfilljes së kërkesës sonë për kompensim shtesë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në mbulimin dhe raportimin e formatit Big Brother VIP Kosova.

Lexo po ashtu:  KQZ më në fund publikon numrat e saj me të cilët i kontakton mërgatën: Por nuk tregon në orën sa do i thërret!?

Ky ishte një qëndrim i përbashkët i një ekipi të tërë, i cili kërkoi që puna shtesë të vlerësohet dhe të kompensohet në mënyrë të drejtë.

Unë, Genita Ukaj, tashmë në prag të muajit të pestë të shtatzënisë, u detyrova që në këtë periudhë kaq të ndjeshme të jetës sime të largohem dhe të mbetem e papunë, për të mos lejuar që dinjiteti im të shkelet.

Bashkë me mua, këtë qëndrim e mbajtën edhe kolegët e mi, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum A. Gashi, Albert B. Bajrami, Kasim Gerbeshi dhe Endrit Krasniqi.

Shtatë gazetarë të portalit u detyruam të largohemi nga Klan Kosova, sepse nuk pranuam që angazhimi ynë të shtohej pa një vlerësim dhe kompensim të drejtë.

Qëndrimin tonë për këtë çështje ia kemi bërë të ditur udhëheqëses së portalit shumë javë më parë. Megjithatë, shqetësimet tona nuk u morën parasysh, ashtu siç, fatkeqësisht, nuk u morën parasysh as shumë kërkesa të tjera të ngritura më herët.

Ne nuk pranuam!

Lexo po ashtu:  Tomë Gashi: Avokatët britanik në Gjykatën Speciale, po m’i vjedhin thëniet dhe shkrimet e mia

Nuk pranuam të heshtim përballë asaj që e konsiderojmë të padrejtë.

Nuk pranuam që zëri ynë të shpërfillet, kërkesat tona të injorohen dhe puna dhe presioni të shtohen pa u vlerësuar dhe pa u kompenzuar!

Dinjiteti ynë nuk është i negociueshëm!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com