Nga Gëzim Mekuli

Ka çaste në historinë e një kombi kur dallohen politikanët nga burrat e shtetit; Politikani e mat kohën me mandate e burri i shtetit e mat me breza.

Në këtë vijë të hollë e të shenjtë që ndan lakminë nga përkushtimi, sot qëndron Albin Kurti; njeriu që zgjodhi shtetin mbi postin, përulësinë mbi pushtetin.

Kurti zgjodhi të vendosë shtetin mbi veten, duke ia besuar mandatin e dytë Glauk Konjufcës; shokut, bashkudhëtarit, e bashkëluftëtarit të idealeve. Në këtë vendim nuk ka ambicie, ka përulësi; nuk ka llogari politike, ka përgjegjësi kombëtare.

Ky është dallimi mes atyre që bëjnë politikë dhe atyre që bëjnë histori.

Ky është thelbi i burrit të shtetit: të mos sundojë për të mbajtur pushtetin, por për ta shpëtuar shtetin.

Ashtu si Winston Churchill, që dikur tha se “politikani bëhet burrë shteti kur fillon të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”, edhe Kurti sot e dëshmon se largëpamësia është më e fuqishme se çdo taktikë.

Lexo po ashtu:  Vuçiq: Kam marr vendim që mos t’i vëmë sanksione Rusisë

Ai nuk mendon për ditën, por për dekadën; jo për sondazhet, por për sovranitetin; jo për karrigen, por për kombin.

Ashtu si Adem Jashari që qëndroi dhe luftoi deri në përulësi për lirinë e Kosovës, edhe Albin Kurti sot qëndron me të njëjtën përulësi për ta mbrojtur kombin dhe shtetin.

Njëri luftoi me armë për ta lindur Republikën; tjetri po lufton me qëndresë për ta shpëtuar Republikën nga ata që duan ta kafshojnë.

Të dy, secili në kohën e vet, e vendosën kombin mbi jetën dhe shtetin mbi veten.

Të dashur lexues,
Në anën tjetër, kemi opozitën e shkretë që hapur thotë “nuk e duam Albin Kurtin, por duam Listën Serbe”; këta pizevenga e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë: fytyrën e nënshtrimit ndaj Serbisë e lakmisë.

Ata nuk duan të shërbejnë, duan të sundojnë; nuk duan Republikën, duan pazaret, bitcoin, crypto, aksione, shampanjë, gell, butox e lavire.

Të nderuar,
Kurti dhe Konjufca sot nuk janë thjesht figura politike; janë kujtesë e gjallë se Kosova shqiptare nuk udhëhiqet me frikë, por me ideal.

Lexo po ashtu:  Dalin pamjet nga takimi me Borell dhe Lajçak, Kurti para vetes një numër të madh dokumentesh

Në një epokë të mashtrimeve e pazareve, ky akt i përulësisë është akt i madhështisë.

Konsekuent deri në fund:
Postet janë kalimtare, por kombi shqiptar është i përjetshëm.
Dhe kush e vendos shtetin mbi veten, e ka shkruar emrin e tij përgjithmonë në kujtesën e popullit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com