Në vitin 1575, pas një përleshjeje në Mesdhe, Servantes u kap rob nga piratët dhe u dërgua në Algjeri, ku u mbajt si skllav për 5 vjet. Pasi u lirua ai shkroi një nga veprat më të njohura në histori.
“Robërimi i tij për 5 vjet ndikoi jashtëzakonisht në krijimtarinë e tij”,- thotë studiuesja e Servantesit, Antonia Garcés. “Nga puna e tij e parë pas lirimit “Jeta në Algjeri” (1581-1583) e deri te botimet pas vdekjes së tij, eksperienca traumatike që përjetoi ndihet në çdo rresht”.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareVetë Garcés ka një arsye personale pse vendosi të studionte me detaje shkrimtarin spanjoll: ajo e kupton më shumë se kushdo traumën e robërisë. Në periudhën mes dhjetorit 1982 – korrikut 1983, profesoresha u mbajt e burgosur nga një grup guerril në Kolumbi.
“Gjithmonë kam gjetur paqe te letërsia”,- thotë ajo.”Mendoj se një nga arsyet që i mbijetova burgimit ishte leximi i disa librave që më sillnin në birucë. Kur nuk kisha më çfarë të lexoja, i kthehesha fjalorit nga fillimi në fund”.
Ajo nisi të lexonte Servantesin, që sipas saj e ka ndihmuar të përballojë jetën pas burgimit.
“Unë isha një e mbijetuar, pas 7 muajsh të jetuar në një birucë kaq të vogël, pa dritare dhe ku ruhesha nga roje të armatosura”.
Sipas Garcés, të mbijetuarit e eksperiencave traumatike kanë tendencën t’i përsërisin ngjarjet që u kanë ndodhur. Të njëtën gjë ajo vërejti në punën e Servantesit, i cili në forma dhe mënyra të ndryshme e ka përshkruar skllavërimin e tij në çdo vepër të shkruar pas lirimit.
Garcés beson se kjo eksperiencë hapi dyert e imagjinatës për shkrimtarin spanjoll dhe në këtë rrugëtim të tij ai, përveçse një nga shkrimtarët më të njohur në histori, ai u kthye edhe në një këshillues, shërues – siç e quan ajo – për të tjerë në të njëjtat situata. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
