Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kurti: Ata nuk do të na ndalin synimin që pasurimi të jetë i drejtë dhe i pastër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar sërish në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës. Ai rikujtoj se “ky ligj është vonuar për tre vjet e gjysmë por nuk do të na ndalin”, u shpreh Kurti.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dy herë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese pasi kishte kaluar në Kuvendin e Republikës sonë. Të parën herë në shkurt 2023, të dytën në dhjetor 2024. Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji.

Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti në facebook”.

Lexo po ashtu:  SHTETI NË MBROJTJE TË SHËNDETIT TË QYTETARËVE/ Nis aksioni i kontrolleve për qumështin: Produktet me etiketa të pasakta do të hiqen nga tregu
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com