Kurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do t’i shpëtojë drejtësisë

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe te lapidari i Heroit Enver Zymeri në Varagë të Zubin Potokut, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kurti tha se Enver Zymeri, Afrim Bunjaku dhe policët e rënë në detyrë janë shembull i sakrificës për shtetin, duke theksuar se veriu i Kosovës sot është më i sigurt falë kontributit të tyre.

Ai u shpreh se autorët e vrasjes së Enver Zymerit dhe të gjitha veprave kriminale do të përballen me drejtësinë.

“Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbetet i pandëshkuar,” deklaroi Kurti.

Gjatë ditës, ai bëri homazhe edhe te lapidari i policëve të rënë në Prishtinë dhe vizitoi familjet e Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe policëve të tjerë të rënë në krye të detyrës.

Lexo po ashtu:  "Rama bëj gati pizhamet e burgut", vijon protesta në bulevard
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com