Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë vit Kosova pritet të prodhojë municionet e para me vulën “Made in Kosova”.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar punimet në fabrikën që po ndërtohet në Jahoc të Gjakovës për fabrikën ushtarake.

“19 hektarë për industri ushtarake në kuadër të 140 hektarëve si zonë industriale e mbrojtjes me perimetër 6 kilometra, e që ndodhen 500 metra vijë ajrore larg aeroportit ushtarak të Gjakovës dhe 19 kilometra larg poligonit në Babaj të Bokës. Në hapin e parë historik për vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes do të prodhojmë fishekë të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm, për të vazhduar deri te dronët “Made in Kosova”, ka informuar Kurti.

Hapësirë e sponsorizuar

Ai theksoi se për ushtrinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme do të ndahen mbi 1 miliard euro për pajisje, trajnime dhe avancim të kapaciteteve ushtarake.

Lexo po ashtu:  Arif Vladi sërish merret me Adelinën: E akuzon për bashkëpunim me Serbinë
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com