Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Përmes një reagimi publik, Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e fundit në Serbi, ku Koalicioni Shqiptar arriti të grumbullojë mbi 27 mijë vota. Kurti e ka cilësuar këtë sukses si rrjedhojë të drejtpërdrejtë të bashkimit të të gjitha subjekteve politike shqiptare atje, ndërsa e ka vlerësuar rezultatin edhe si një humbje politike për pasardhësit e regjimit të vjetër në Beograd.

Ja reagimi i Kurtit:

Të dielën që lamë pas u mbajtën zgjedhjet në Serbi. Në këto zgjedhje pati disa arritje historike. Koalicioni Shqiptar mori 27.670 vota! Ky është rezultati më i lartë i shqiptarëve që nga viti 2000.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ky rezultat kaq i mirë për shqiptarët vjen natyrisht si rezultat i bashkimit të të gjitha forcave në një për çka e falënderoj secilin subjekt politik atje për vullnetin e tyre, që përkundër dallimeve të bashkohen për një kauzë tejet të rëndësishme, siç është jeta më e mirë, më e drejtë dhe më e dinjitetshme e shqiptarëve.

Lexo po ashtu:  Konjufca ia thotë në sy Hazirit: Nuk hyjmë në koalicion me Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre

Një çerek shekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit në fillim të shekullit XXI, edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi, humbën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com