PARA LIBRAVE

Ka gjëra plot që nuk përputhen
Në jetë aspak me njëra-tjetrën,
Megjithatë qëndrojnë e s’nguten
Së bashku ndofta tërë jetën.

Shoh miqtë e mi fotografuar
Me rafte librash prapa shpinave
Dhe qesh e them:
“Kush s’ka lexuar,
Fotografohet para librave”!

/Ditëro Agolli/

Lexo po ashtu:  Si të pastroni ushqimet tuaja dhe të qëndroni të sigurt kur bëni blerje në kohë pandemie?!
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com