Në ora 16:00 në Kuvend të Kosovës është paraparë që të mbahet takimi i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të minoriteteve.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareTakimin gjatë ditës e kanë konfirmuar edhe në partinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Nga LV-ja kanë deklaruar se ky takim me minoritetin serb është në kuadër të bisedimeve për krijimin e qeverisë së re.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshirë edhe minoritetin serb. “Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e z. Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton kushtetuta”, është bërë e ditur nga zyra për media e LV-së.
Ndryshe, sot nuk është paraparë të mbahet ndonjë takim në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Takimi i fundit ishte ai në praninë e ambasadorëve të vendeve të QUINT’it që rezultoi pa marrëveshje.
